Gazetari i Sky Germany, Florian Plettenberg, raporton se sulmuesi i Borussia Dortmund, Serhou Guirassy, ka një klauzolë lirimi në rreth 50 milionë euro, e cila mund të aktivizohet verën e ardhshme.

Barcelona e ka identifikuar sulmuesin nga Guinea si një zëvendësues potencial afatgjatë për Robert Lewandowskin.


Trajneri Hansi Flick e admironte profilin e Guirassyt dhe konsistenca e tij në shënim e bën gjithashtu një objektiv ideal për blaugranasit.

Real Madrid, Liverpool, Chelsea, Arsenal, Manchester United dhe Manchester City gjithashtu po e ndjekin nga afër 29-vjeçarin. Interesi i tyre tregon shumë për kërkesën dhe potencialin e sulmuesit.

Ai shënoi 38 gola dhe dha nëntë asistime në 50 ndeshje sezonin e kaluar dhe deri tani këtë sezon ka regjistruar nëntë gola dhe katër asistime në 17 ndeshje.

Barcelona e ka bërë nënshkrimin e një numri 9 si prioritet për afatin kalimtar veror.

Kujtojmë se 29-vjeçari ishte bërë pjesë e Dortmundit në korrik të vitit të kaluar pasi këta të fundit paguan 18 milionë euro në drejtim të Stuttgartit për të siguruar shërbimet e tij./Telegrafi/

telegrafi sport app