LAJMI I FUNDIT:

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës alarmon Cyrihun, ushtria zvicerane aktivizon dy aeroplanë luftarakë

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës alarmon Cyrihun, ushtria zvicerane aktivizon dy aeroplanë luftarakë

Alarmet e rrejshme për bomba në Prishtinë, kanë pasur efekt edhe në shtetin Helvetik. Ushtria e Zvicrës aktivizoi dy aeroplanë luftarakë për të shoqëruar aeroplanin e udhëtarëve që ishte nisur nga Prishtina.

Gjatë ditës së sotme në Kosovë ka pasur alarme të shumta për vendosjen e mjeteve shpërthyese në objekte shkollore. E, një alarm për bombë  ishte edhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të  Prishtinës.

Si pasojë e këtyre alarmeve, efekte pati edhe shteti zviceran për shkak se në kohën e alarmit në Aeroportin e Prishtinës, një aeroplan ishte duke fluturuar drejt Cyrihut.


Autoritetet zvicerane të sigurisë me të marrë njoftimin, kanë aktivizuar dy aeroplanë luftarakë të tipit F/A-18.

Aeroplanët luftarakë që janë ngritur me urgjencë për të shoqëruar aeroplanin e udhëtarëve të linjës Prishtinë-Cyrih, kanë shkaktuar shqetësime të mëdha të zviceranëve.

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës ishte i rremë
Lexo po ashtu Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës ishte i rremë

Ata rrëfejnë për mediat vendore se kanë dëgjuar dy zhurma të mëdha supersonike, derisa kanë parë dy avionët luftarakë në një distancë jo të largët nga njëri-tjetri.

Ushtria kishte marrë alarmin rreth orës 18:50, derisa avionët kishin shoqëruar aeroplanin e udhëtarëve i cili arriti të aterronte pa probleme në Aeroportin Kloten të Cyrihut pas orës 20:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori