Për kompaninë Al Trade tashmë është bërë traditë i aktiviteteve kreative për 1 Qershor, dhe ndryshe nga shumë kompani të tjera ata mundohen ta bëjnë në një mënyrë unike.

Fëmijët janë pjesa më e rëndësishme e shoqërisë, janë e ardhmja e një vendi, prandaj është gjithmonë e rëndësishme t’ju kushtohet rëndësi ekzistencës së tyre por në të njëjtën kohë, t’ju mësohen gjërat dhe pjesët më të rëndësishme të jetës.


1 Qershori është Dita Ndërkombëtare e tyre, dhe shënimi i aktiviteteve të ndryshme së bashku me të rriturit është parësor.

Për çdo vit Al Trade  bashkë me fëmijët bën mbjelljen e fidaneve në vende të ndryshme, një formë atraktive nga e cila jo vetëm se lumturohen por edhe mësojnë për rëndësinë e ruajtjes dhe mirëmbajtjen e ambientit, si dhe rolin që luan në jetën e tyre.

Të pranishëm me Al Trade dhe fëmijët ishin edhe persona me pozita të larta në Komunën e Prishtinës, ndër ta edhe Drejtorja e Hapësirave Publike dhe Parqeve, Donika Çetta e cila nuk kurseu fjalët e mira për iniciativën e ndërmarrë nga Al Trade.

Ky aktivitet nuk u zhvillua vetëm në Prishtinë, por gjithashtu në Fushë Kosovë dhe Drenas.

348383555 797980954880428 297408696898113498 n

348377223 6130483960403393 7119787727486215803 n

 

348366952 275185608257257 4792278589219601902 n

348371617 1967397033599448 1729486196944628080 n