LAJMI I FUNDIT:

Al-Nassr synon një lëvizje shokuese gjatë verës – transferimin e yllit të Man Cityt

Al-Nassr synon një lëvizje shokuese gjatë verës – transferimin e yllit të Man Cityt

Al-Naasr raportohet se po bëhet gati për ta testuar Manchester Cityn me një ofertë për mesfushorin Mateo Kovacic. 

Sipas një raportimi nga The Sun, Al-Nassr e ka përcjellë nga afër Kovacic, duke shpresuar që ta shtojnë atë në ekipin e tyre. 

Sidoqoftë, përkundër interesimit të tyre nuk ka pasur ende ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të ‘Qytetarëve’ deri më tani. 


Pengesa e vetme që e komplikon një marrëveshje të mundshme është se City duhet të gjejë një zëvendësues të tij, para se ta lejojnë ish-lojtarin e Real Madridit të largohet. 

Teksa City në anën tjetër nuk po synon që ta largojë Kovacicin, ata në fakt po eksplorojnë mundësitë për ta përforcuar mesfushën e tyre. 

Klubi ka shprehur interesim për transferimin e Douglas Luiz nga Juventusi, por negociatat për një marrëveshje huazimi kanë ngecur shkaku i mosmarrëveshjeve mes dy klubeve. 

Fillimisht, Al-Nassr kishte bërë përpjekje për transferimin e Kovacic para mbylljes së afatit kalimtar veror, por ata kishin plotësuar kuotën e lojtarëve të huaj në ekip, gjë që ua pamundësoi transferimin e reprezentuesit kroat. 

Raportimet e fundit bëjnë me dije se gjiganti arab po përgatit një ofertë prej 140 milionë eurosh për t’u përforcuar me lojtarë nga Liga Premier, ku tashmë është bërë e ditur se kanë përfunduar transferimin e sulmuesit Jhon Duran nga Aston Villa./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

La Liga
Kalo në kategori