Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti se po ngulfat dialogun e brendshëm dhe se ministri i Financave, Hekuran Murati, ka marrë detyrë nga Kurti për të shuar sindikatat.
Jasharaj ka thënë se ministri Murati i urren sindikatat dhe “bëri çmos që t’i shuaj ato me përpjekjet fillestare bashkë me Kurtin që të krijojnë tronditje brenda sindikatave dhe të sjellin udhëheqës sindikalë që janë njerëz të tyre”.
“Po ta kishin arritur këtë, atëherë Qeveria do të zhvillonte përditë takime me ta, do të fotografoheshin dhe ata udhëheqësit sindikalë të shitur do të ngritnin në qiell Qeverinë duke gënjyer për të. Qeveria Kurti dështoi në këtë përpjekje dhe prandaj SBASHK-u dhe disa nga sindikatat tjera u janë bërë halë në sy dhe nuk pushuan me luftën kundër tyre”, ka shkruar Jasharaj, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, ministrit Murati kishte shpresë se me platformën e-Kosova do t’i gjunjëzonte sindikatat duke menduar se anëtarësia do të hezitonte të regjistrohej sepse edhe procedurat janë të koklavitura.
“Duhet pranuar se me këtë veprim, të vetmin në Evropën demokratike, ai arriti të godas rënd disa nga sindikatat sepse anëtarësia e tyre në numër të vogël është regjistruar në këtë platformën e Hekuranit dhe në mungesë mjetesh ato vështirë se mund të funksionojnë dhe rrezikojnë të shuhen. Hekurani syrin e kishte të SBASHK-u për ta shuar, por i shkoi plani huq sepse në këtë platformë u regjistruan me mijëra anëtarë e po vazhdojnë të regjistrohen sepse ata kanë besim të plotë në sindikatën e tyre. Hekurani duke e parë këtë realitet u inatos dhe bëri tash një veprim tjetër qindra anëtarëve të regjistruar nuk ua ndal kuotën sindikale. Kjo është goditje e radhës e tij, por pa rezultate”, ka thënë Jasharaj.
Jasharaj ka thënë se ”ministri Murati në vend të këtyre goditjeve duhet ta kryej detyrën e tij e të mos e ngulfat dialogun e brendshëm, por të riaktivizojë Këshillin Ekonomik Social dhe përmes tij edhe të krijohen kushtet që të nënshkruhet Marrëveshja Kolektive, e cila vetëm në Kosovë, krahasuar me vendet e Ballkanit e Evropës, mungon”.
“Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati duhet të pajtohen se këto janë sindikatat në Kosovë dhe këta janë udhëheqësit e tyre që janë zgjedhur me votën e anëtarësisë dhe se vetëm kjo votë mund t’i shkarkojë ata dhe të nis me dialogun e sinqertë me ta duke shqyrtuar kërkesat e anëtarësisë e duke i zgjedhur e realizuar ato”, ka shkruar kryesindikalisti i arsimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Canaj: VV e pakënaqur me votat, Kurti po do zgjedhje të reja

Ymeri: Kurti po pengon konstituimin e Kuvendit, jo opozita

Berisha akuza ndaj Ramës për vila luksoze e zaptim toke : Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

Zemaj: S’po kërkojmë braktisjen e institucioneve, Kurti le t’ia bartë kompetencat zëvendëskryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura