LAJMI I FUNDIT:

Akuzohet për vjedhje, derisa e dashura e tij paraqitej për punë

Akuzohet për vjedhje, derisa e dashura e tij paraqitej për punë

Policia e Springfieldit të SHBA-ve ka thënë se një burrë ka tentuar të vidhte një bluzë nga dyqani, derisa e dashura e tij ishte në pjesën tjetër duke u paraqitur për vend punë.

Policia ka thënë se të hënën 22-vjeçari është arrestuar nën dyshimin për vjedhje dhe rrezikim të fëmijës. Hulumtuesit kanë thënë se i dyshuari ishte duke u kujdesur për djalin tetëmuajsh të gruas dhe ka lëshuar përtokë atë, kur të punësuarit e dyqanit Kohl kanë tentuar ta mbajnë atë derisa të arrinte policia.

Anëtarët e personelit, të cilët ishin dëshmitarë të vjedhjes, kanë thënë se ata u ballafaquan me burrin dhe e sollën atë prapa në dyqan. Punonjësit thirrën policinë, të cilët kapën personin afër dyqanit.

Policia ka thënë se personi nuk është babai i fëmijës, i cili është kthyer i sigurt tek nëna e tij.