LAJMI I FUNDIT:

Akuzohen se mashtruan klientët e agjencisë turistike ku punonin, dy të arrestuar në Tiranë

Akuzohen se mashtruan klientët e agjencisë turistike ku punonin, dy të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas, punonjës të një agjencie turistike, pasi dyshohet se kanë përfituar rreth 15 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Travel”.

Si rezultat i operacionit u ndaluan shtetasit: K. K., 22 vjeç, dhe R. H., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga nenet 143/2-25, 180 dhe 181 të K. P.


Këta shtetas dyshohet se kanë mashtruar klientë të agjencisë së udhëtimit ku ishin të punësuar, pasi iu kanë marrë atyre paratë për rezervimin e biletave për vajtje, ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori