LAJMI I FUNDIT:

Akuza ndaj Asociacionit të Komunave, kryetari i Kamenicës thotë se nuk po trajtohet kërkesa për anëtarësimin e komunave në veri të vendit

Akuza ndaj Asociacionit të Komunave, kryetari i Kamenicës thotë se nuk po trajtohet kërkesa për anëtarësimin e komunave në veri të vendit

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka akuzuar Asociacionin e Komunave të Kosovës, se po refuzon të trajtojë kërkesën për anëtarësim të komunave në veri të vendit.

Rahimaj në një postim në Facebook, ka shkruar se për shtatë muaj bordi i AKK-së nuk ka trajtuar kërkesën e komunave në veri të vendit për anëtarësim.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës po refuzon të trajtojë kërkesën për anëtarësim të komunave në veri të vendit.


Më datë 14 shtator 2023 kuvendet komunale të Komunave të Zubin Potokut dhe Leposaviqit kanë miratuar kërkesën për anëtarësim në AKK, ndërsa një ditë më pas, më datë 15 shtator Kuvendi Komunal i Zeveçanit gjithashtu votoi pro anëtarësimit në AKK.

Për shtatë muaj Bordi i AKK-së nuk ka trajtuar kërkesën e komunave në veri të vendit për anëtarësim”, ka shkruar Rahimaj.

I pari i Kamenicës, ka shtuar se në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve kanë paraqitur kërkesën që të futet në rend dite shqyrtimi i anëtarësimit të komunave të veriut të vendit, por sipas tij e njëjta fillimisht u refuzua me debat injorues dhe më pas me votë të partive të vjetra u pamundësua të futet si pikë e rendit të ditës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori