Me akuza e kundër akuza në mes të pozitës e opozitës në Lipjan, ka vazhduar mbledhja e jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila kishte për qëllim kundërshtimin e një vendimi të Qeverisë së Kosovës, për caktimin e lokacionit të deponisë së mbeturinave.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës i marrë më në dhjetorë të vitit të kaluar, ka për qëllim që mbeturinat e regjionit të Prishtinës të derdhen në një lokacion të zonës kadastrale në Ribar i Madh, Poturoc dhe Qylagë.
Sipas kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ky vendim është marrë një vjet më parë nga Qeveria e Kosovës dhe është bërë studimi i fizibilitetit nga ekspertët e kësaj fushe, andaj sipas tyre ekzekutivi i Lipjanit e ka gjetur momentin para zgjedhjeve qendrore të debaton me qëllim të përfitimeve politike.
Alban Salihu, shef i grupit të Kuvendarëve nga Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan, ka thënë se për këtë mbledhje të jashtëzakonshme është iniciator kryetari Imri Ahmeti për të bërë fushatë politike në shërbim të Lumir Abdigjikut
“Kryetari Ahmeti nuk e ka hallin e qytetarëve të Komunës së Lipjanit por janë zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për ta sulmuar Qeverinë e Kosovës. Mënyra se si është thirrur seanca, koha e thirrjes dhe e gjithë orkestrimi ka të bëj me fushatën parazgjedhore. Po ta kishte hallin e mbeturinave në Lipjan do të angazhohej për një qytet më të pastër. Këto foto që po i prezantoj e tregojnë më së miri gjendjen me mbeturina në këtë qytet. Pra ky kryetar që shqetësohet për ambientin, tash e 8 vjet nuk ka qenë në gjendje ta pastron qytetin e Lipjanit”, ka thënë Salihu.
Sipas tij, VV në Lipjan ka marrë të gjitha informatat rreth këtij projekti që mbështetet nga banka botërore dhe Bashkimi Evropian përmes një grandi për trajtimin e mbeturinave.
“Ky projekt ka për qëllim realizimin e shtatë ndërhyrjeve në 7 komuna. Për t’ia mundësuar edhe Lipjanit menaxhimin e mbeturinave. Nuk është lokacioni politik por i analizuar mirë nga ekspertët”, ka thënë Salihu.
Pas fjalimit të Salihut, kuvendarët nga Lëvizja Vetëvendosje lëshuan mbledhjen.
Kuvendarja nga radhët e PDK-së, Egzona Bytyqi, ka thënë se nuk është hera e parë që e ka ngritur këtë temë lidhur me caktimin e lokacionit për deponinë e mbeturinave, por sipas saj deri tash nga komuna e Lipjanit nuk është marrë ndonjë veprim konkret.
“Këto vendime janë të pa menduara mirë dhe me pasoja afatgjate. Ky vendim nuk është i paraparë në hartën zonale të komunës sonë e cila është e aprovuar në vitin 2021. Një vendim i tillë nuk është paraparë as me planin hapësinor dhe planifikimit në Republikën e Kosovës. Shqetësimin e bazoi edhe në çështjet tjera sepse kjo ndikon në cilësinë e ujit, ajrit dhe prek shëndetin publik të banorëve në ato lokalitete”, ka thënë Bytyqi.
Në anën tjetër, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, ka thënë se lidhur me këtë çështje ka takuar ministrin Liburn Aliun dhe ministren Rozeta Hajdari për t’iu treguar se kjo punë nuk mund të ndodh sepse ajo punë nuk është e përshtatshme për një deponi të tillë.
“Me këtë deponi do të preket e gjithë Lipjani, sepse kamionët që vijnë me mbeturina do të kalojnë nëpër qytet dhe nëpër fshatra, pra impakti është më i madh se për disa fshatra rreth kësaj deponie. Ato fshatra përreth normal se do të kenë telashe dhe do të ketë telashe të mëdha për jetesën e qytetarëve në atë regjion. Kjo nuk duhet të ndodh për inate politike. Kam frikën se kjo po ndodh vetëm me qëllim që për t’ia veshur Lipjanit që kryetari i Lipjanit e sjelli deponinë. Pra, vendimmarrja politike ka qenë që kjo deponi të bëhet në Lipjan e kryesisht me qëllim politik, por unë i them që është mirë të jemi të vendosur rreth kësaj çështje”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025