LAJMI I FUNDIT:

Aktorja Jennifer Lopez e pëlqen këtë fustan veror të cilin mund ta blini me çmim të volitshëm!

Aktorja Jennifer Lopez e pëlqen këtë fustan veror të cilin mund ta blini me çmim të volitshëm!

Ajo të lë përshtypjen e një gruaje të fuqishme dhe me elegancë

Jennifer Lopez e pëlqen veçanërisht këtë fustan dhe e mira është se këtu mund të gjendet për pak para.

Diva latine Jennifer Lopez ka pozuar për rrjetet sociale së bashku me djalin e saj Max, me një fustan-këmishë të bukur mjaft elegant.


Ajo që bie më shumë në sy në mediat e modës së fundmi është fustani-këmishë klasik midi.

Një fustan midi me jakë është një zgjedhje e shkëlqyer për një pamje të denjë për një grua vërtetë të fuqishme.

Me një shumëllojshmëri printimesh të një fustani të këtillë, nuk mund të gaboni assesi, transmeton Telegrafi.

profimedia

J.Lo i pëlqen padyshim fustanet e tilla, të cilat i ka veshur pafundësisht dhe e mira është se këtu mund t’i gjeni për pak para.

Është e dëshirueshme që tani të evokoni frymën mesdhetare, përmes vijave të ngjyrës blu me bazë të bardhë, të cilat jo vetëm do t’ju bëjnë të sofistikuar, por do t’ju çojë automatikisht në Santorini ose Mykonos.

Përveç kësaj, shtoni një çantë dore të theksuar në ngjyra të gëzueshme si bruz apo portokalli dhe nëse nuk jeni adhuruese e kësaj lëvizjeje, mund të zgjidhni nuancat e thjeshta të blusë, e cila do të përshtatej në mënyrë të përkryer me pamjen e përgjithshme.

Përveç Jennifer-it, adhuruese e madhe e këtij stili është edhe Gwyneth Paltrow, e cila së fundmi ka postuar një video në Instagram e veshur me një fustan këmishë me vija.

Sa herë që të shfaqeni, dijeni se pamja juaj do të shoqërohet me shikime joshëse, sepse kjo këmishë mund t’ju ofrojë pikërisht këtë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra?

Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra?

Flokë dhe stil
Sophia Loren së shpejti 90 vjeç:

Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: "Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot"

Psikoprofil
Aktorja më e bukur në botë ka treguar se çfarë ha: Nuk e ka provuar kurrë kafenë dhe mëngjesi i saj do t'ju habis

Aktorja më e bukur në botë ka treguar se çfarë ha: Nuk e ka provuar kurrë kafenë dhe mëngjesi i saj do t'ju habis

Ushqim i shëndetshëm
Manikyri francez i Rihanna-s është sugjerimi më i bukur për thonjtë e vjeshtës

Manikyri francez i Rihanna-s është sugjerimi më i bukur për thonjtë e vjeshtës

Manikyr dhe pedikyr
Pesë arsye pse koha që kaloni me fëmijët është investimi më i mirë

Pesë arsye pse koha që kaloni me fëmijët është investimi më i mirë

Këshilla për prindër
Kate Winslet thotë se ajo i konsideron rrudhat si

Kate Winslet thotë se ajo i konsideron rrudhat si "jashtëzakonisht të bukura"

Estetikë
Kalo në kategori