LAJMI I FUNDIT:

Aktorja e filmave për të rritur, Mia Malkova blen kështjellën e të ndjerit DJ Avicii për katër milionë dollarë

Aktorja e filmave për të rritur, Mia Malkova blen kështjellën e të ndjerit DJ Avicii për katër milionë dollarë

Për ata që nuk e njohin emrin e Mia Malkova, ylli amerikan i filmave për të rritur është bërë me shpejtësi një nga yjet më të mëdhenj në botë, duke ngritur statusin e saj të famshëm në një ndjekje marramendëse prej 7.4 milionë fansave vetëm në Instagram.

Megjithëse videot e saj janë pjesë e faqeve për filmat për të rritur, por tani, aktorja u kthye në influencere, duke arritur së fundmi edhe të blejë kështjellën ku banonte DJ i famshëm botëror, Avicii.

Në po atë kështjellë, DJ i ndjerë suedez i cili ndërroi jetë tri vjet më parë xhiroi albumin e tij të fundit në karrierë, shkruan WeRaveYou.


Albumi u publikua në vitin 2019, pasi shumë producentë u vërsulën për të dhënë prekjen e fundit në shumë këngë të albumit, pasi Tim Bergling (aka Avicii) nuk i kishte përfunduar plotësisht ato në kohën e vdekjes së tij në Oman.

Tani, Malkova do të transferohet në kështjellën luksoze, ku Tim qëndroi për shtatë javë, duke kompozuar albumin e tij në bibliotekën dekadente dykatëshe të shtëpisë.

View this post on Instagram

A post shared by Mia Malkova (@mia_malkova)

Kjo kështjellë është e mbështjellë me një fasadë të veçantë dhe ka një hapësire prej 13,000 metrash katrorë. Ajo krenohet me një total prej pesë dhomash gjumi dhe disa shkallë gjigante dredha-dredha.

Kështjella gjithashtu ka një kinema, një palestër me një mur për ngjitje.

Malkova, e cila njihet më së shumti për pamjen e saj fizike joshëse, dhe stilin energjik akoma të performancës / aktrimit është gjithashtu e sigurt që do të përfitojë plotësisht nga suita master, e cila është e kompletuar me një sauna, vaskë të nxehtë dhe oxhak; sende të cilat me siguri e frymëzuan Timin gjatë krijimit të albumit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
“Gruan time mos ta përmendësh”, Agravon debati mes Indritit dhe Rozanës

“Gruan time mos ta përmendësh”, Agravon debati mes Indritit dhe Rozanës

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kalo në kategori