Aktorja e filmave për të rritur, Bonnie Blue: Roja e sigurisë më tha se e kam të ndaluar të marr pjesë në ndeshjet e Nottingham Forest

Bonnie Blue (25), aktore e filmave për të rritur dhe yll në platformën OnlyFans, nuk është lejuar të hyjë në stadiumin e skuadrës angleze të Premier Leagues, Nottingham Forest.
Anglezja, emri i vërtetë i së cilës është Tia Emma Billinger, kishte planifikuar të ndiqte nga afër ndeshjen, por u ndalua në hyrje dhe më pas u largua nga stadiumi.
Përpara ndeshjes, ajo kishte paralajmëruar në rrjetet sociale se do të "argëtonte" tifozët përpara fillimit të saj. Rreth incidentit ajo ka folur në një episod të fundit të një podcast-i, raportuar nga The Sun: “Së fundmi shkova në një ndeshje të Nottingham Forest. Ose më saktë, u përpoqa të shkoja. Kisha postuar në rrjete sociale: ‘Djem, do jem në ndeshje, do doja të xhiroja ndonjë video me ju më pas’.

Kur arrita në stadium, sigurimi më ndaloi në hyrje dhe më tha: ‘Keni ndalim të përhershëm për të hyrë.’ Fillimisht mendova se ndoshta po më ndërronin biletën ose do më ndihmonin të gjeja vendin – mendova se ishte një shërbim i mirë.”
Ajo shton: “Më kërkuan të tregoj biletën, ua dhashë dhe ata menjëherë ma morën dhe thanë: ‘Do t'ju shoqërojmë jashtë stadiumit.’ Supozohet se nuk kanë asgjë kundër punonjëseve të seksit, por mua më ndaluan vetëm sepse jam e tillë. Doja t’i inkurajoja pak lojtarët, t’u ofroja një përvojë të mirë. Nëse i argëtoj tifozët, ata pinë më pak – kështu që realisht po bëj diçka për shëndetin e tyre”.

Bonnie Blue fitoi famë në internet këtë vit pasi pretendoi se kishte thyer një rekord botëror duke fjetur me 1057 burra brenda 24 orëve.
Një klub futbolli amator anglez, Calstock FC nga Cornwall, po përpiqet të shfrytëzojë famën e saj: ata kanë nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi me të, duke mbajtur emrin dhe logon e saj në fanellat e klubit. /Telegrafi/






























































