Ish-aktori i “Grange Hill” dhe “Sweeney Todd”, Lee Whitlock, ka vdekur në moshën 54-vjeçare.

Ylli britanik e filloi karrierën e tij në një moshë të re në fillim të viteve 1980, përpara se të luante në dramën e gjatë “Grange Hill”, në personazhin e Bevis Loveday.


Duke njoftuar vdekjen e tij në një postim në rrjetet sociale, agjencia ‘Urban Collective’ shkroi: “Të pikëlluar nga vdekja e bashkëpunëtorit tonë Lee Whitlock”.

Screenshot 16 23 Lee Whitlock (Foto: BBC)

“Lee ishte një personazh i mrekullueshëm dhe një aktor i shkëlqyeshëm që ka lënë një trashëgimi të një pune të guximshme dhe novatore të arritur në një moshë veçanërisht të re. Lee ishte jashtëzakonisht argëtues, qesharak dhe pozitiv për të punuar me të, ngushëllime për familjen dhe miqtë”, thuhet më tej.

Aktori mësohet se është ndarë nga jeta të premten. Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur akoma, shkruan DailyMail.

Screenshot 17 17 Foto: Twitter

Whitlock mori role dytësore në një seri filmash të suksesshëm gjatë karrierës së tij.

Ai gjithashtu luajti së bashku me aktorin e njohur të Hollywoodit, Johnny Depp.

Screenshot 18 16 Lee Whitlock (Foto: Shutterstock)

Por ai është ndoshta më i njohur për punën e tij televizive, me paraqitjen e tij të parë në serialin shumë popullor “Shine On Harvey Moon”. /Telegrafi/

Screenshot 19 14 Lee Whitlock (Foto: Shutterstock)