Aktori goditi kokën, fjeti gjumë dhe vdiq: Gjakderdhja në tru dhe si ta dalloni nga dhimbja e kokës

Aktori i ndjerë Bob Saget nuk e parashikoi kurrë që një goditje në kokë mund të ishte arsyeja pse ai nuk u zgjua kurrë nga gjumi, muajin e kaluar
Siç mund ta keni lexuar, ai ndërroi jetë më 9 janar dhe ekspertët bënë me dije se shkak ishte një goditje e kokës.
Ndonëse ata nuk janë të sigurt se çfarë ka ndodhur në orët para vdekjes së parakohshme të 65-vjeçarit, kanë arritur në përfundimin se ka goditur kokën dhe ka dëmtuar kafkën. Ai ra të flinte, e zuri gjumi dhe më pas ndërroi jetë.
Raporti thotë se aktori pati gjakderdhje dhe konfuzione në tru dhe se vdekja e tij ishte “rezultat i traumës së trurit”. Në të vërtetë, edhe një dhimbje koke e lehtë pas një përplasjeje ose rënie mund të shkaktojë hematomë (mpiksje e gjakut) potencialisht fatale për trurin.
Është e lehtë të anashkalosh shenjat e mundshme vdekjeprurëse, tha për The Post Dr. Neha Dangayach, një ekspert i neuroemergjencave. “Shpesh, të rriturit që kanë dhimbje koke, mund të mendojnë se është një dhimbje koke e thjeshtë, ose fillojnë të vetëdiagnostikohen.”
Por ky mund të jetë një skenar i rrezikshëm për ata që janë të prirur ndaj dhimbjeve të kokës, pavarësisht nëse janë diagnostikuar me migrenë, dhimbje të tjera koke ose besojnë se është thjesht një hangover.
Hemorragjia e trurit mund të shfaqet në mënyra të ndryshme. Ata që pësojnë trauma të rënda të kokës, të themi në një aksident, do të kenë shenja brenda disa orëve, për shembull dhimbje koke e fortë, paralizë ose koma.
Në rastet e tjera, edhe një traumë në dukje e parëndësishme, një goditje që dikush mund ta harrojë që ka ndodhur, mund të çojë në një lloj hematome kronike që ndërtohet ngadalë me kalimin e kohës, me simptoma shumë më delikate.
Faktorët që rrisin rrezikun përfshijnë probleme shëndetësore të tilla si presioni i lartë i gjakut, ata që marrin hollues gjaku.
Simptomat e gjakderdhjes në tru mund të jenë akute – të përziera, të vjella, kriza. Por shpesh mund të jenë ndryshe: shenja të dobësisë së muskujve, shikim të dëmtuar ose një lloj dhimbje koke “e re” që shfaqet me kalimin e kohës dhe nuk duket se të largohet as me mjekim.
Simptoma të rëndësishme:
▪ dobësi e papritur, ndjesi shpimi gjilpërash ose paralizë në fytyrë, krah ose këmbë, veçanërisht nëse ndodh vetëm në njërën anë të trupit
▪ fillim i papritur dhe i fortë i dhimbjes së kokës
▪ probleme me gëlltitjen
▪ probleme me shikimin në njërin sy ose në të dy sytë
▪ humbje e ekuilibrit, koordinimit, marramendje
▪ probleme me aftësitë gjuhësore (lexim, shkrim, të folur, të kuptuar)
▪ përgjumje, humbje e vetëdijes
▪ konfuzion, delir
Faktorë që ulin rrezikun:
▪ të mos pish duhan
▪ të trajtosh sëmundjet e zemrës
▪ të trajtosh presionin e lartë të gjakut
▪ të mban në kontroll diabetin
▪ të kesh një stil jetese të shëndetshëm
Burime ndihmëse: Healthline, WebMD, The Post, Anabel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker