LAJMI I FUNDIT:

Aktori 66-vjeçar Dennis Quaid martohet me bukuroshen 27-vjeçare Laura Savoie

Aktori 66-vjeçar Dennis Quaid martohet me bukuroshen 27-vjeçare Laura Savoie

Dennis Quaid dhe Laura Savoie janë martuar.

Aktori 66-vjeçar u fejua me bukuroshen Laura, 27 vjeçare, pasi ata zgjodhën në një vendpushim bregdetar në Santa Barbara më 2 qershor, shkruan DailyMail.

Dashamirët kishin vetëm pastorin e tyre si dëshmitar, thuhet sipas burimeve të Revistës “People”.


Dennis Quaid dhe Laura Savoie (Foto: Marco Garcia/Getty Images/Guliver)

Aktori, i cili më parë ishte martuar tri herë, tha: “Dashuria thjesht ka një mënyrë për të të befasuar”.

Dymbëdhjetë çiftet e famshme të Hollywoodit që dëshmojnë se diferenca dyshifrore në moshë nuk përbën problem për dashurinë e vërtetë
Lexo po ashtu Dymbëdhjetë çiftet e famshme të Hollywoodit që dëshmojnë se diferenca dyshifrore në moshë nuk përbën problem për dashurinë e vërtetë

Çifti kishin planifikuar ta kurorëzonin dashurinë e tyre me një martesë në Hawaii në muajin prill, e ndjekur nga një ceremoni e dytë në Nashville për miqtë dhe familjen e tyre – por planet duhej të shtyheshin për shkak të pandemisë COVID-19.

Dennis Quaid dhe Laura Savoie (Foto: Terry Wyatt/Getty Images/Guliver)

Dennis e quajti kurorëzimin e tyre privat si “një ngjarje të bukur”: Ata shkëmbyen premtime tradicionale dhe unaza Bulgari, thuhet më tej sipas “People”.

Laura kishte veshur një fustan nga Chosen By One Day, që ishte një fustan i bardhë i butë, teksa flokët i kishte lënë në stilin kaçurrela të lirshme.

Ndërkohë Dennis kishte veshur për ceremoninë e kurorëzimit një kostum gri të markës “Hugo Boss” me një këmishë të bardhë dhe pa kravatë.

Dennis Quaid dhe Laura Savoie (Foto: Marco Garcia/Getty Images/Guliver)

Dennisi dhe Laura, një studente e doktoraturës, u takuan në një ngjarje biznesi dhe filluan takimet në maj të vitit 2019.

Çifti e quajtën takimin e tyre si një “dashuri me shikim të parë”.

Në tetor të vitit 2019, pesë muaj pasi filluan lidhjen, dyshja u fejuan.

Aktori Dennis Quaid ka tri martesa të mëparshme me: Kimberly Quaid, Meg Ryan dhe P. J. Soles. /Telegrafi/

Dennis Quaid dhe Laura Savoie (Foto: Terry Wyatt/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Kalo në kategori