Aktivizohen sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme në Krime, autoritetet ruse mbyllin urën për qarkullim

Autoritetet ruse sot kanë aktivizuar sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore në portin e Sevastopolit në Krime, duke pritur që ukrainasit t’i sulmojnë.
Siç raporton Al Jazeera në orët e para të mëngjesit janë dëgjuar sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme, transmeton Telegrafi.
E si preventivë është ndalë trafiku në urën e Krimesë që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, e gjithashtu është ndaluar edhe trafiku ujor.
Në rrjetet sociale është shfaqur një video e “perdes së tymit” që do të duhej të mbronte urën nga sulmet me raketat britanike Storm Shadow, që Britania e Madhe ia dërgoi Ukrainës.
Al Jazeera raporton se sirenat e sotme të aktivizuara, po ndodhin pas një seri sulmesh të ukrainasve në Krime në javët e fundit. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElonaldTruskAOC/status/1719641347219693687?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1719641347219693687%7Ctwgr%5Ed767b60ae7af5727712c3fea6013047b5ab1e8b1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4280458%2Fsirene-za-vazdusnu-opasnost-na-krimu-dimna-zavesa-na-kerckom-mostu-zbog-ukrajinskih-raketa





















































