Në kuadër të iniciativës #VAJZATNËTIK, një aktivitet i dedikuar fuqizimit dhe promovimit të vajzave dhe grave në fushën e Teknologjisë dhe Informatikës (TIK), do të mbahet në Kosova Innovation Hub në Pejë më datën 29 prill 2025, nga ora 11:00 - 14:00.

Ky aktivitet, i cili është pjesë e një iniciative vullnetarizmi për të inkurajuar vajzat dhe gratë në sektorin e TIK, do të sjellë liderë të shquar nga industria e Teknologjisë Informative, ku do të diskutohen tema që thyejnë barrierat dhe krijojnë mundësi për vajzat dhe gratë në këtë sektor.


Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në:

Diskutim mbi Mentalitetin që Thyen Barrierat – Si mund të ndryshojmë perceptimet dhe të krijojmë mundësi për vajzat në Teknologji dhe Sipërmarrje.

Punëtori për Sigurinë Kibernetike – Rëndësia e mbrojtjes dhe sigurisë së informacionit në epokën digjitale.

Sesion Interaktiv mbi Motivuesit për Karrierë – Si të ndërtoni një karrierë të suksesshme në sektorin e TIK dhe sipërmarrje.

Shpalosja e Programit Erasmus for Young Entrepreneurs – Mundësitë që ofron ky program për zhvillimin e ideve të reja dhe krijimin e bizneseve nga të rinjtë.

Ky aktivitet është mundësi e shkëlqyer për vajzat dhe gratë që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre në teknologji dhe të hapin mundësi të reja për karrierë dhe sipërmarrje.

Të gjithë interesuarit janë të ftuar të bashkohen dhe të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila do të ofrojë njohuri dhe mundësi për avancimin në këtë fushë të rëndësishme./Telegrafi/