LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për vrasje në tentativë, i dyshuari i Prizren për shkak të një borxhi e kishte goditur viktimën dy herë me thikë

Aktakuzë për vrasje në tentativë, i dyshuari i Prizren për shkak të një borxhi e kishte goditur viktimën dy herë me thikë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.Xh., i cili gjendet në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasja”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.Xh, më datë 07.09.2023 rreth orës 01:15min në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, me dashje fillon kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj të dëmtuarit M.B., të cilën nuk e përfundon, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke lëvizur me veturën e tij, i shoqëruar me shokët e tij – dëshmitarët R.K., E.Xh., A.F., dhe V.S., për një moment i pandehuri R.Xh., i del në rrugë dhe i afrohet veturës nga ana e djathtë nga pasagjeri.

“…pasi ndërron disa fjalë me dëshmitarin V.S.,  me të cilin kishte një huadhënie, më pas kalon në pjesën e majtë dhe afrohet tek i dëmtuari i cili ishte drejtues i veturës dhe derisa ky i fundit ndodhej brenda veturës dhe në pozicion të pa mbrojtur, i pandehuri R.Xh., e nxjerr thikën dhe me të njëjtën e godet dy herë në pjesën e gjoksit dhe kraharorit…


Në ato momente del nga vetura i dëmtuari të cilin i pandehuri vazhdon ta godet me thikë në pjesë të ndryshme vitale të trupit derisa ndërhyjnë dëshmitarët duke u munduar që ta ndalojnë sulmin e të njëjtit dhe më pas i pandehuri largohet, përderisa i dëmtuari përfundon në repartin kirurgjik në Spitalin Rajonal të Prizrenit, për të vazhduar më pas trajtimin mjekësor në QKUK – Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, i pandehuri R.Xh., ka kryer veprën penale “Vrasja” e ngelur në tentativë sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori