Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: N.K., I.F., K.G., dhe të pandehurës A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale: “Fajdeja”, “Detyrimi”, “Dhënia e ryshfetit”, “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrimi”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri N.K., prej marsit të vitit 2018 e në vazhdim e deri në ditën e arrestimit, pranon një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, e duke e ditur gjendjen e rëndë financiare të atij personi, në atë mënyrë që fillimisht e ndihmon të dëmtuarin M.B., nga fshati Zhur- Komuna e Prizrenit, që nga ai t’i largojë kanosjet e fajdexhive dhe e ndihmon të njëjtin për të kontaktuar me zyrtarët policor të krimeve ekonomike. Pasi që të njëjtit fajdexhi procedohen në procedurë penale, kërkon nga i dëmtuari shumën prej gjashtëmijë (6.000) eurove, si dhe kërkon që i dëmtuari të autorizojë në llogarinë e tij bankare, nga ku pas autorizimit muaj për muaj deri në ditën e arrestimit ka tërhequr mjete me ç’ rast e ka dëmtuar të dëmtuarin në shumë prej gjashtëdhjetë e tremijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë euro e dyzet cent (63,888.40) euro. Me këto veprime, i pandehuri N.K., ka kryer veprën penale “Fajdeja”.
Po ashtu, i pandehuri N.K., prej vitit 2018 e në vazhdim, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke përdorur forcën dhe kanosjen serioze për ta detyruar të dëmtuarin M.B., të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që në momentin kur M.B., vullnetarisht nuk ia sillte paratë, shkonte tek i dëmtuari duke e kanosur se do ta vret, e merrte atë për krahu, e fuste në automjetin e tij dhe e dërgonte në ndonjë nga bankomatet e njërës prej bankave, nga ku e detyronte të dëmtuarin të tërheqë para dhe t’ia dorëzojë atij, duke shkaktuar dëm në vlerë prej tetëdhjetë e tre mijë e pesëqind euro (83,500.00 euro). Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Detyrimi”.
Gjithashtu, i pandehuri N.K., në mënyrë të drejtpërdrejtë për të dëmtuarin M.B., jep dhuratë të paarsyeshme personit zyrtar – të pandehurit I.F., në mënyrë që ky i pandehur të veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare – edhe atë për punën që e ka trajtuar në cilësi të hetuesit të Njësisë rajonale të krimeve ekonomike dhe korrupsion në Prizren, ku M.B., ka qenë i dëmtuar, saktësisht i jep dhuratë të pandehurit I.F., dy vetura të prodhimit 2009, “Volswagen Tauran”, dhe veturën “Volswagen Golf”, vetura këto të marra përmes kontratave të Lizingut financiar, të cilat i ka nënshkruar i dëmtuari M.B., e që kapin vlerën totale shumën prej njëzet mijë e njëqind e nëntë euro e tetëdhjetë e nëntë cent (20.109.89) euro. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.
Ndërkaq, i pandehuri I.F., në cilësinë e personit zyrtar – hetues i Njësisë rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion në Prizren, pranon dhuratë për vete dhe personin tjetër, në mënyrë që ka vepruar në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që pranon nga i pandehuri N.K., dhuratë dy veturat e lartpërmendura. Me këto veprime, i pandehuri I.F., ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Ndërsa, i pandehuri K.G., me datë 09.08.2020 në orën 08:04 minuta, në pikë kalimin kufitar të Vërmicës, në cilësi të personit zyrtar – polic në pikën kufitare të Vërmicës, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij dhe me dashje e shkel ligjin lidhur me detyrat e tij zyrtare dhe me dashje nuk e kryen detyrën e tij të përcaktuar me ligj, në atë mënyrë që pas marrëveshjes me të pandehurin N.K., i mundëson drejtuesit të automjetit “Peugeot” me targa gjermane, kalimin e kufirit, edhe pse për të njëjtin kishte qenë në dijeni se nuk posedon dokumentacion valid, me këtë rast i sjellë drejtuesit të automjetit dobi në formën e qarkullimit me automjet. Me këto veprime, i pandehuri K.G., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërsa, të pandehurit A.K., dhe N.K., nga data 29.08.2020, e deri 09.12.2020 në Prizren, në bashkëveprim, në mënyrë mashtruese dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtrojnë të dëmtuarin M.B., në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri N.K., merret vesh me të pandehurën A.K., që e njëjta të krijoj lidhje dashurie me të dëmtuarin M.B., dhe më pas e pandehura të kërkoj nga i njëjti t’i jep Autorizim të pandehurës A.K., që nga xhirollogaria e M.B., të transferoj mjete monetare si dhe të bëjë pagesa. E njëjta, ka transferuar dhe ka kryer pagesa në shumë totale prej katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e pesë (4,395.00) euro. Me këto veprime, në bashkëkryerje N.K. dhe A,K., kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Gjithashtu, prokurori i shtetit ka propozuar që të konfiskohet automjeti i markës “Volswagen Golf”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri