LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër zyrtarit që punësonte individë pa kritere ligjore në Suharekë

Aktakuzë kundër zyrtarit që punësonte individë pa kritere ligjore në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër SH.B, zyrtar në Komunën e Suharekës.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se SH.B. në periudhën kohore gjatë vitit 2014-2015 dhe 2015-2016, në Suharekë, në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllimi që t’u mundësojë përfitim personave tjerë, duke i punësuar disa persona pa i respektuar kriteret ligjore.

“Në veprimet e SH.B. sipas aktakuzës manifestohen elementet e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2 nën paragrafin 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë nga neni 222 paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Lajme
A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Lajme
Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Lajme
Kalo në kategori