LAJMI I FUNDIT:

Aktakuza ndaj serbit për dhunimin e një shqiptari gjatë luftës, ngjallë shpresën për të mbijetuarit që drejtësia mund të vihet në vend

Aktakuza ndaj serbit për dhunimin e një shqiptari gjatë luftës, ngjallë shpresën për të mbijetuarit që drejtësia mund të vihet në vend
Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës

Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës, për aktakuzën nga Prokuroria Speciale, në RTV Dukagjini, ka thënë se jep shpresë për të mbijetuarit dhe familjarët e tyre që drejtësia mund të vihet në vend.

“Duke marrë parasysh rrethanat dhe duke ditur që shumica e personave që kanë qenë të përfshirë në krimet e luftës nuk janë prezent në Kosovë, mendojmë që kjo paraqet një lloj satisfaksioni për personat që e kanë pësuar këtë krim”, ka thënë Rushiti.


“Mendoj që është shpresëdhënëse dhe i motivon edhe gratë edhe burrat tjerë që kanë përjetuar këtë krim gjatë luftës për të vazhduar rrugëtimin…për ta ka shumë rëndësi që drejtësia të vihet në vend”, ka thënë tutje Rushiti.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, aktakuzë në mungesë ndaj të akuzuarit me iniciale G.P. për veprën penale të dhunimit gjatë luftës në Kosovë.

Aktakuzë ndaj pjesëtarit të forcave policore të Serbisë për dhunimin e një shqiptari gjatë luftës në Kosovë
Lexo po ashtu Aktakuzë ndaj pjesëtarit të forcave policore të Serbisë për dhunimin e një shqiptari gjatë luftës në Kosovë

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ishte pjesëtar i forcave rezervë policore të Serbisë, i cili në bashkëkryerje me disa persona të tjerë e kanë dhunuar seksualisht një mashkull të nacionalitetit shqiptar.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri si pjesëtar i forcave rezervë policore të Serbisë, në bashkëkryerje me persona të tjerë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, me përdorimin e dhunës fizike dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj mashkullit të nacionalitetit shqiptar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim thuhet se me këtë veprim i akuzuari ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si “Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori