LAJMI I FUNDIT:

Akt historik për Kishën Ortodokse të Maqedonisë, u mbajt liturgji e përbashkët me Patriarkanën Ekumenike

Akt historik për Kishën Ortodokse të Maqedonisë, u mbajt liturgji e përbashkët me Patriarkanën Ekumenike

Akt historik për Kishën Ortodokse dhe popullin maqedonas, kështu u vlerësua liturgjia e sotme e përbashkët e patriarkut Bartolomeu dhe kryepeshkopit Stefan. Pjesa e liturgjisë të mbajtur nga kryepeshkopi Stefan u lexua edhe në gjuhën maqedonase. Ceremonia u zhvillua në kishën katolike “Shën Gjergji Ngadhënjimtar” në Fanar të Stambollit, që paraqet shërbesën e parë të përbashkët me Patriarkanën Ekumenike pas pranimit të Kryepeshkopatës së Ohrit në unitetin kanonik me kishat e tjera ortodokse. Në fund të liturgjisë, patriarku Bartolomeu mbajti një predikim në gjuhën greke.

“Besojmë se kjo ngjarje do të thotë mirëkuptim i plotë nga ana juaj për madhësinë e dhuratës së kishës nënë ndaj popullit tuaj, por edhe për përgjegjësinë që po e merrni, duke hyrë prej sot në botën mbarë ortodokse. Edhe ne, përfaqësuesi dhe ati juaj i përbashkët, i pari dhe i fundit mes peshkopëve të Kishës së shenjtë të Lindjes, të mundemi të gëzohemi shpirtërisht për ju dhe për veprat tuaja”, tha Patriak Ekumenik Bartolomeu.


Kryepeshkopi Stefan pas mbarimit të liturgjisë tha se do të punojnë me këmbëngulje për rritjen e vet duke e pritur lumnimit prej Kishës së Madhe.

“Shenjtëria juaj hyjnore, ju e dini mallin e klerikëve tanë dhe popullit tonë dhe atë nuk e fshehim prej jush dhe prej anëtarëve të klerikut të Kishës suaj dhe popullit tuaj besnik – që ta shohim Peshkopatën e Ohrit duke qenë e restauruar dhe e rregulluar si Kishë autoqefale”, tha kryepeshkopi Stefan

Në liturgjinë e përbashkët mori pjesë edhe delegacioni qeveritar i prirë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Patriarkana ekumenike ia dha nderin që gjatë liturgjisë të lexojë lutje dhe Simbolin e Fesë në emrin e popullit maqedonas. Më pas zhvilloi takim me patriarkun ekumenik Bartolomeu.

“Sot është ditë e madhe historike për shkak se pas shekujve të tërë Kryepeshkopia e Ohrit bashkëshërben me Patriarkanën Ekumenike. U korrigjua një padrejtësi e madhe historike, do t’i them fjalët e kryepeshkopit tonë Stefan që i tha në fund të liturgjisë, se Kryepeshkopata e lashtë e Ohrit gjithmonë ka qenë krah me krah me Patriarkanën ekumenike”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevskim.

Për ngjarjen e sotme foli edhe kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Jemi përballur me stuhi por gjithmonë kemi qenë të bashkuar së bashku me popullin, gjithmonë kemi luftuar bashkë, kemi fituar dhe kemi tejkaluar gjithçka. Kështu edhe sot, kur bëhet fjalë për fitoren e rëndësishme të KOM-PO-së, tha Hristijan Mickoski”, kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Të enjten patriarku ekumenik Bartolomeu, kryepeshkopit Stefan ia dorëzoi aktin patriarkal dhe sinodal të Patriarkanës ekumenike për njohjen e Kryepeshkopatës së Ohrit në unitetin kanonik me kishat e tjera që do të thotë se tani po pritet edhe dokumenti zyrtar i quajtur “tomos”

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori