Sot (14.12.2025), rreth orës 10:00, në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB SP Bit Pazar, duke vepruar sipas planit të aksionit operativ “Piroteknika”, kanë konstatuar dy tezga të improvizuara me 876 copë mjete të ndryshme piroteknike.

Po ashtu, në orën 14:00, gjatë një kontrolli në rrugën “192”, në një tezgë të improvizuar nga ana e zyrtarëve policorë janë gjetur dhe sekuestruar edhe 2.496 mjete piroteknike të llojeve të ndryshme.


Po ndërmerren masa dhe aktivitete për identifikimin e personave që e shisnin piroteknikën, pas së cilës do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.