Lojtari më i ri i ekipit Astralis, Christian 'Buzz' Andersen ka realizuar një aksion fantastik në debutimin e tij.

Ndeshja e parë për Buzz me Astralis u zhvillua ndaj ekipit Vitality në kuadër të turneut BLAST Premier Spring Groups që po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.


Këtë ndeshje e fitoi ekipi Vitality edhe pse me vështirësi, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Me të filluar ndeshja talenti danez, ka arritur që të eliminoi pesë lojtarë të ekipit kundërshtar, në turneun e parë të madh të tij në LAN.

Ky ishte vetëm fillimi për një lojtarë të talentuar si Buzz, i cili pritet të ketë paraqitje edhe më të mira në ndeshjet e radhës.

Më poshtë e gjeni videon me aksionin fantastik nga lojtari 19 vjeçar. /Telegrafi/

telegrafi sport app