Aksidentojnë një person dhe e rrahin, gjatë arratisjes godasin edhe një grua në Mitrovicë
Pas një aksidenti në trafik dy persona kanë sulmuar fizikisht një tjetër dhe gjatë largimit e kishin goditur edhe një grua duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:16 në rrugën “Fadil Deliqi”, në Mitrovicë.
Tutje bëhet e ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Raportohet se pas një aksidenti në trafik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe gjatë largimit nga vendi i ngjarjes kishin goditur edhe një femër duke i shkaktuar lëndime të rënda, e cila ishte dërguar në QKUK Prishtinë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/




























