Aksidentohet një person në Prishtinë, ka pësuar lëndime trupore

Nga një përplasje e automjetit më një këmbësor, në ora 20:15 në Prishtinë, një person ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar këtë rast.
"Në aksident janë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar Ahmeti.
Telegrafi merr vesh se aksidenti ka ndodhur në afërsi të objektit të Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































