Aksidenti në Shirokë të Suharekës, dy këmbësore goditen nga vetura

Foto: Arkiv
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Shirokë të Suharekës ka ndodh një aksident trafiku ku dy këmbësore janë goditur nga një veturë.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 17:53.
“Ka ndodhë një aksident trafiku, ku i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij ka goditur dy këmbësore femra. Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































