Aksident zinxhiror në magjistralen Prishtinë-Pejë, përfshihen gjashtë vetura - katër të lënduar
Një aksident trafiku zinxhiror posa ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.
Aty janë përfshirë gjashtë vetura.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, njoftoi se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar katër persona.
“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Siç njofton njësia e trafiku nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë tetë automjete (aksident zinxhiror). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin, ka thënë Krasniqi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























