Një një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në fshatin Babaj i Bokes të Gjakovës, tre persona kanë marr lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.


“Fillimisht mes veti janë aksidentuar dy vetura si pasojë e ndërrimit të shiritit. Janë lënduar dy persona. Me pastaj vjen automjeti tjetër dhe nga shpejtësia godet një veturë tashmë të aksidentuar”, njoftoi Gjurkaj për Telegrafin.

272410466 351593286788483 7747011345898933758 n

Tre personat e lënduar janë dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës ku dhe janë duke u trajtuar.

Ne vendngjarje ka dalë policia e cila është duke i kryer hetimet mbi shkaktarin e aksidentit./Telegrafi/