Një aksident me pasoja fatale është raportuar pasditen e së martës në fshatin Tupec të Prizrenit.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima – një mashkull kosovar që ishte raportuar më herët si i zhdukur – është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se kishte pësuar aksident me motoçikletë, përcjell Telegrafi.


"Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i raportuar i zhdukur, është gjetur në fshatin Tupec ku sipas vendit të ngjarjes dyshohet se ai ishte aksidentuar me motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur i vdekur", thuhet në raport.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim. /Telegrafi/