Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot rreth orës 17:15 mes tri veturave, rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Sllatinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se zyrtarët policorë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin në fjalë.


“Rreth orës 17:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësiti policor i trafikut, njofton se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë), ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime”.

“Njësiti policor është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje, u shpreh Krasniqi.

513518524 727221236667426 7047176830649043909 n e1751556644894