Një vet-aksident ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Veternik të Prishtinës.

Deri te vet-aksidenti ka ardhur kur ai me veturën e tij ka goditur shtyllën e ndriçimit e më pas është rrokullisur.


Në vendin e ngjarjes janë parë zjarrfikësit, autoambulanca dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për aksidentin./Telegrafi/