LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në rrugën Levan-Tepelenë, shtatë të lënduar – katër prej tyre fëmijë

Aksident i rëndë në rrugën Levan-Tepelenë, shtatë të lënduar – katër prej tyre fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 dhjetor) në rrugën aksin Levan-Tepelenë, kur dy makina janë përplasur në Poçem në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi”, ku shtatë persona kanë mbetur të lënduar.

Policia thotë se në mesin e personave të lënduar, katër janë fëmijë.

“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor ‘Levan-Tepelenë’, automjeti tip ‘Nisan’ me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip ‘Honday’ me drejtues shtetasin S. C. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin ‘Nisan’ (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip ‘Honday’ (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.


Nga të plagosurit, vogëlushja 2-vjeçare paraqitet në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ajo është futur menjëherë në sallë të operacionit. Sipas burimeve e vogla është përmendur në sallë pasi rrezikonte gjendje kome.

Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore, por dhe ekspertë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. Deri më tani nuk dihet dinamika se çfarë ka ndodhur.

Siç duket edhe nga dëmtimet, të dyja makinat janë përplasur shumë fort. /TvKlan/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori