Aksident në Pejë, lëndohet motoçiklist i mitur

Një aksident trafiku është raportuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti, i cili është i mitur, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse nga Njësia Rajonale e Trafikut në Pejë.
Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në proces./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































