Sot ka ndodhur një aksident në lagjen "Ilirida" në Mitrovicë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura derisa dy persona janë lënduar, shkruan Telegrafi.


Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

"Dy vetura janë të përfshira, janë lënduar dy persona", ka thënë shkurtimisht Zahiti.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për aksidentin.

Ndërsa, zyrtarja për informim në Spitalin e Përgjithshëm "Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë, Nita Mustafa për Telegrafin ka thënë se të lënduarit kanë pasur lëndime të lehta trupore.

Mustafa ka thënë se ata janë liruar për në shtëpi pasi i kanë marrë trajtimet e nevojshme mjekësore.

"Dy persona që janë lënduar në aksidentin e sotëm janë trajtuar në Emergjencë dhe kanë marrë trajtimet e nevojshme. Ata kanë pasur lëndime të lehta trupore dhe janë liruar për në shtëpi", ka thënë Mustafa. /Telegrafi/