Aksident në magjistralen Prishtinë - Pejë, rrokulliset vetura

Bora që ka rënë mbrëmë ka bërë që rrugët të jenë të rrezikshme. Si pasojë është rritur numri i aksidenteve në komunikacion.
Në rrugën magjistrale Prishtinë - Pejë, afër Parkut të Biznesit të Drenasit, një veturë ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rrugës.
Një lexues i Telegrafit, ka dërguar një video ku shihet vetura e rrokullisur.
Nuk dihet nëse ka të lënduar.
Telegrafi ka tentuar të marrë Policinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































