Një aksident është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa siç shihet nga pamjet, një prej makinave ka përfunduar mbi trafik-ndarëse.


Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar. Fatmirësisht ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /Telegrafi/