Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së dielës në magjistralen Ferizaj–Gjilan, pikërisht në udhëkryqin e fshatit Mirosalë. Sipas Policisë 3 veturat kishin targa vendore.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka thënë se si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njëri prej tyre është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.


“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve të aksidenteve, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së shkaqeve të aksidentit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veseli./Telegrafiu/