Aksident i rëndë në Dollc - lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë katër persona janë lënduar.
“Policia është njoftuar rreth orës 09:30. Janë dy vetura të përfshira dhe katër persona kanë pësuar lëndime”, tha Gashi.
Ai poashtu bëri të ditur se njësitet kompetente janë në vendngjarje për të kuptuar se si ka ardhur deri tek aksidenti. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































