LAJMI I FUNDIT:

“Akrobacioni” që nuk shkoi sipas planit, për pak sa nuk i kushtoi me jetë pjesëmarrësit në America’s Got Talent

“Akrobacioni” që nuk shkoi sipas planit, për pak sa nuk i kushtoi me jetë pjesëmarrësit në America’s Got Talent

Pamjet rrëqethëse të publikuara më poshtë shfaqin të riun që në spektaklin e “America’s Got Talent” u lëndua rëndë, pasi u shtyp nga dy vetura që shpërthyen në ajër kur u përplasen, e ky i ri duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë kur vendosi të kërcej.

Jonathan Goodwin po realizonte një “akrobacion” që nuk shkoi siç e kishte planifikuar. Videoja e filmuar në Atlanta Motor Speedway, shfaq dublantin profesionist duke qëndruar i lidhur dhe qëndronte i varur, kur dy veturat të lidhura vinin nga kahjet e kundërta ku pas përplasjes shpërthejnë dhe përfshihen nga zjarri, transmeton Telegrafi.


Në këtë “akrobacion”, 41-vjeçari do të duhej të çlirohej pasi i kishte duart e lidhura dhe të lëshohej me litar në tokë, por duket se matjet nuk i kishte bërë mirë dhe para se të binte në tokë u godit nga mjetet që e futën në “sandviç”.

Si pasojë e përllogaritjeve të gabuara, Goodwin përfundoi në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekët e spitalit ku është shtrirë kanë njoftuar se ai i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik. /Telegrafi/