Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe administrative të nevojshme për të mbrojtur pronën e “Radio Televizioni i Prishtinës” (RTP), përfshirë procedurat administrative, civile dhe penale.
Në njoftim thuhet se për këtë rast është ngritur shqetësim dhe është përgatitur raport mbi tjetërsimin e pronës së RTP-së nga Komisioni Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. AKP e vlerëson lart rolin dhe përkushtimin e Komisionit Parlamentar.
“Në lidhje me këtë rast të tjetërsimit të paligjshëm të ngastrës kadastrale me nr. 00427-1, Zona Kadastrale ‘Çagllavicë’, AKP ka vepruar që nga momenti kur është njoftuar për këtë situatë më 6 shkurt 2023. Pas një dite, më 7 shkurt 2023, AKP ka kërkuar historiatin e pronës nga Zyra Kadastrale e Prishtinës për të verifikuar çdo ndryshim në regjistrat kadastral. Në mungesë të dokumentacionit të nevojshëm, AKP ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm duke kërkuar informacione nga Arkivi Komunal i Prizrenit dhe Gjykata Themelore e Prizrenit, por nga këto institucione kemi pranuar informatë se aktgjykim i datës: 20.04.1976 me numër: P.br. 56/76, në të cilin është bazuar aktvendimi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, nuk ekziston në arkivat e tyre”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se në përpjekjet për të verifikuar ligjshmërinë e procesit, AKP ka pranuar kopje të aktvendimit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në mars të vitit 2023, mbi të cilin është bërë ndërrimi i pronës, dhe ka vazhduar të ndërmarrë veprime ligjore për anulimin e kësaj bartjeje të cilën e konsiderojmë të kundërligjshme.
“AKP ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore të nevojshme, duke përfshirë paditë dhe ankesat e paraqitura në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, si dhe kërkesën për masë të përkohshme sigurie më 17 mars 2023. Gjithashtu, agjencia ka përgatitur parashtresa shtesë bazuar në prova të reja që kanë dalë gjatë procesit”, thuhet në raport.
Më tej thuhet se në aspektin penal, me date 25 prill 2023 AKP ka paraqitur një kallëzim penal për veprimet që dyshohet se janë të kundërligjshme dhe ka ofruar bashkëpunimin e plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe organet hetimore. Përveç kësaj, janë kryer inspektime në terren, në bashkëpunim me ekipet hetimore, për të mbledhur informacione të detajuara rreth gjendjes aktuale të pronës.
Sipas njoftimit, Agjencia Kosovare e Privatizimit mbetet e vendosur të vazhdojë mbrojtjen e interesit publik dhe të sigurojë që pronat shoqërore të administrohen dhe mbrohen në përputhje të plotë me ligjin.
“Përkushtimi ynë do të vijojë deri në zgjidhjen e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Rriten shpenzimet e qeverisë, ASK publikon statistikat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës