Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka marrë vendimin që ish hotel “Victory” t’i jepet me qera Policisë së Kosovës.
Në komunikatën e lëshuar nga mbledhja e Bordit të AKP-së, thuhet se “Bordi aprovoi raportet e shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e tri ndërmarrjeve shoqërore; N.Sh Banja,N.Sh Koreniku dhe N.Sh. Komuna në shumën prej 251,637.25€. Bordi po ashtu miratoi raportin katër vjeçar Korrik 2012-Korrik 2016 me konsorciumin Delloitte Tashko Pustina për kontratën e likuidimit të Ndërmarrjeve Shoqërore. Bordi po ashtu miratoi qiradhënien e asetit të Auto Prishtina (ish-Hotel Victoria) për Policinë e Kosovës dhe disa qiradhënie të aseteve të tjera.” thuhet në komunikatë.
Gjithashtu menaxhmenti i agjencisë raportoi para Bordit për aktivitetet e fundit të AKP-së dhe për proceset e planifikuara në të ardhmen.
“Bordi diskutoi raportin mujor të punës për gjendjen në Trepçë. Në këtë mbledhje Bordi u njoftua rreth aktiviteteve dhe progresit të kompanisë të angazhuar në studimin e fizibilitetit të Trepçës ku poashtu u informua që Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Listës Sërpska dhe njëkohësisht shpalli që Ligji për Trepçën është kushtetues dhe hyn ne fuqi pas nënshkrimit nga Presidenti. Bordi poashtu diskutoi për periudhën transitore mes pranim dorëzimit të Trepçës tek Qeveria”, thuhet në komunikatë.
Bordi gjithashtu u njoftua lidhur me takimin që Menaxhmenti i AKP-së ka mbajtur me menaxhmentin e NSH Sharr Inex Brezovica me kërkesën e këtyre të fundit për tu kthyer nën Menaxhim të Agjencisë dhe njëjtën kohë kërkesën për ndihmë nga Agjencia për funksionimin e ndërmarrjes dhe përgatitjeve për sezonin dimëror.
Më tej bëhet e ditur “Bordi diskutoi edhe për procesin e privatizimit dhe valëve të ardhshme të shitjeve të aseteve dhe gjatë kësaj mbledhje aprovoi listën e aseteve që do të tenderohen në valën e 28 të shitjes së aseteve përmes likuidimit. Në lidhje me ndërmarrjen shoqërore “Boksitet e Kosovës”, Bordi për shkak të keq menaxhimit shkarkoi Bordin Mbikëqyrës të N.Sh Boksitet nën administrim të drejtpërdrejt të AKP-së dhe mori vendim të autorizoj menaxhmentin e AKP-së të caktoj një menaxher të përkohshëm për këtë ndërmarrje.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri