Aknet në trup: Me këto metoda të thjeshta mund t’i trajtojmë në shtëpi
Vëmendjen më të madhe në kujdesin e lëkurës e merr zakonisht fytyra, por ndonjëherë po aq problematike (madje dhe më shumë) mund të jenë aknet në trup, kryesisht në shpinë, supe dhe kraharor
Përpara se t’i drejtoheni një dermatologu, pasi arsyet e acarimit mund të jenë nga më të ndryshmet dhe mendimi i mjekut është i domosdoshëm, provoni si fillim këto metoda të thjeshta, shoqëruar me disa këshilla:
Vaji i pemës së çajit
Efektet nuk janë të menjëhershme, por vaji “Tea Tree” është një nga mënyrat më të famshme të trajtimit në shtëpi për të gjitha llojet e akneve. Mund të merrni vajin ose produkte që e përmbajnë atë.
Mjaltë dhe kanellë
Kanella dhe mjalti mund të jenë një kombinim i mirë për aknet e trupit. Përzieni 1 lugë çaji kanellë me 2 lugë mjaltë derisa të formohet një përbërje homogjene. Masën mund ta aplikoni në të gjithë kraharorin, apo në ato pjesë të trupit me akne dhe ta shpëlani pas 30 minutash.
Zgjidhni produktet e duhura
Lyeni trupin 1 herë në javë dhe përzgjidhni një losion për t’u hidratuar, që do të thotë se nuk i bllokon poret.
Reduktoni sasinë e bulmetit në dietën tuaj
Hulumtimet tregojnë se androgjenet dhe hormonet e rritjes që gjenden në produktet e bulmetit mund të stimulojnë zhvillimin e akneve.
Menaxhimi i stresit
Ka disa prova që stresi i përkeqëson aknet. Në një studim të vogël të vitit 2003, u vu re se studentët e marrë në studim, patën më shumë puçrra gjatë periudhës së provimeve. Nëse mendoni se stresi është arsyeja juaj, provoni të praktikoni teknika meditimi ose Yoga.
Bëni dush direkt pas palestrës/stërvitjes
Bakteret përgjegjëse për shkaktimin e akneve lulëzojnë në një lëkurë të djersitur. Është e rëndësishme të hiqni rrobat e palestrës dhe të bëni dush sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo nënkupton se nuk ka kohë për të parë Instagramin apo për të pushuar. Evitoni dushin me ujë shumë të nxehtë.
Mos i ngacmoni
Nëse i ngacmoni aknet e trupit (edhe të fytyrës), vetëm sa po e përkeqësoni situatën dhe po vështirësoni efektin e produkteve që po përdorni.
Pastroni çdo ditë telefonin
Telefoni juaj celular ka më shumë baktere sesa mendoni. E prekni atë gjatë gjithë kohës dhe më pak prekni duart, supet apo shpinën me to. Rezultati: më shumë baktere në lëkurën tuaj.
Burimi: Elle, Dermalogica, Very Well Health, Anabel
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Dhëmbët e parë të bebes – dhjetë shenjat paralajmëruese
Çfarë duan meshkujt në shtrat?
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur
Dashuria për rrezikun 'mësohet' që në fëmijëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën