Akil Gjakova ka humbur në finale nga xhudisti nga Kazakistani, Zhansay Smagulov, në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke u kthyer në Kosovë vetëm me medaljen e argjendtë nga Kupa Botërore.

Xhudisti pejan, Akil Gjakova ka siguruar medalje në turneun Grand Prix, që po mbahet në Tunis të Tunizisë.


akil gjakova 3

Gjakova mposhti në gjysmëfinale Mirzokhid Farmonov të Uzbekistanit me Ippon, në kategorinë deri 73 kilogramë.

akil gjakova 2

Në finale, Gjakova u përball me xhudistin nga Kazakistani, Zhansay Smagulov, i cili e mposhti.

akil gjakova 1

Smagulov fillimisht kaloi në epërsi 1-0, pastaj e qoi rezultatin në 11-0 dhe duke e mposhtur në finale xhudistin tonë.

akil gjakova 4

Kështu, Smugulov fiton medaljen e artë deri në 73 kilogram, ndërsa Akil Gjakova duhet të kënaqet me të argjendtën.

Vlen të theksohet se dje (e shtunë), xhudistja jonë Nora Gjakova, ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa Distria Krasniqi ka humbur në finalen deri në 52 kilogramë, e cila gjë ka bërë që t’i takojë medalja e argjendtë. /Telegrafi/  

telegrafi sport app