Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka realizuar një hulumtim në periudhën 21 nëntor – 5 dhjetor 2018, lidhur me ndikimin e taksës 100% në ekonominë e Serbisë, ku në një konferencë për media u prezantuan rezultatet e gjetura për Serbinë në shumë kompani eksportuese të cilat kapin vlerën dhjetëra miliona euro dhe rrezikim të mijëra punëtorëve për të mbetur pa punë.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se e kanë mbështetur taksën 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, duke qenë të bindur se kjo do të ndikon pozitivisht në ekonominë dhe prodhimin vendor.
“Kjo do të ndikoj negativisht në ekonominë e këtyre dy shteteve që vazhdimisht kanë krijuar pengesa të lëvizjes së lirë të mallrave, bizneseve, qytetarëve dhe kapitalit qoftë edhe transit, prandaj si e tillë Kosova e ka pas të vetmen zgjidhje për te prek në palcën e politikës dhe ekonomisë së këtyre vendeve që të respektojnë Kosovën në tërësi me të mirat e veta si partner dhe jo vetëm si vend që mund të vjelin qindra miliona euro pa i dhënë asnjë kundër shpërblim, por përkundrazi duke aplikuar edhe barriera jo tarifore ndaj Kosovës”, theksoi Shahini.
Ai shtoi se AKB-ja, ka mbështet partnerët e vet për ta realizuar këtë hulumtim studimor në 300 biznese ku janë përgjigj 95 kompani serbe që kryesisht bashkëpunojnë me kompanitë e ndryshme të Kosovës e që kanë mbi 45,000.00 punëtorë mbi efektet e taksës 100% në ekonominë e Serbisë dhe si përfundim ka ardh se nga data 21 nëntor – 5 dhjetor 2018, humbjet e këtij vendi janë dhjetëra miliona euro.
Statistika nga hulumtimi i AKB-së:
21.750.000 00 euro janë humbjet e eksportit të Serbisë
39,600.00 tonë produkte
2000 automjete transportuese nuk kanë qarkulluar për 15 ditë në Kosovë.
1.300,000.00 euro humbjet vetëm të transportit
Mbi 8200 punëtorë rrezikohen të shkojnë në pushim pa pagës ose të mbesin pa punë.
31 milionë euro janë mallra të Serbisë qoftë në depot doganore të Kosovës apo mallra të papaguara në Kosovë.
24 milionë euro Kosova ka mallra të paguara në Serbi e cila nuk mund ti tërheq.
Aktualisht bilanci monetar në mes Kosovës dhe Serbisë është mbi 55 milionë euro të detyrimeve të hapura në mes bizneseve të Kosovës dhe bizneseve të Serbisë.
Rreth 300 biznese kanë shpreh ankesat e veta nëpër institucione të Serbisë dhe ato ndërkombëtare për taksën 100% dhe humbjen e tregut në Kosovë për shkak të politikës së gabuar dhe frikës se ato nuk do të kthehen më kurrë në Kosovë.
63.150.000.00 euro humbja totale e Serbisë e planifikuar në periudhën 21 nëntor 31 dhjetor 2018.
AKB, inkurajojnë kërkesën e bizneseve të Serbisë që politikanët në Serbi të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës për realitetin e ri të krijuar, kurse bizneseve të iu hiqen barrierat në të dy drejtimet.
Importi nga Serbia më 2017 ishte 449.918.000 euro
Eksporti nga Kosova më 2017 ishte 48.246.000 euro
Në nëntor 2017 ishte 34 000 000
Në dhjetor 2017 ishte 47.000.000. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova