LAJMI I FUNDIT:

Akademia Universale e Paqes Globale nderon Lutfi Hazirin me çmimin Nelson Mandela

Akademia Universale e Paqes Globale nderon Lutfi Hazirin me çmimin Nelson Mandela

Akademia Universale e Paqes Globale e OKB’së, e ka nderuar të martën kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, me çmimin Nelson Mandela, me motivacionin për promovimin e paqes në Gjilan dhe Kosovë.

Sipas mjoftimit për media, në ceremoninë zyrtare në Tiranë, çmimin ia ka dorëzuar Hazirit i deleguari i Akademisë Universale të Paqes Globale të OKB’së, Madhu Krishan.


Në njoftim thuhet se kryetari Haziri e ka falënderuar Akademinë Universale të Paqes Globale të OKB’së për nderin që ia kanë bërë, ndërkaq ka theksuar se ndihet krenar që ky është çmimi i katërt më i rëndësishëm ndërkombëtar për të.

“Këtë çmim ua dedikoj qytetarëve të Gjilanit, të cilët në katër palë zgjedhje lokale ma kanë dhënë besimin që t’iu prijë atyre. Gjilani, në vitin 2014 është shpallur si Qytet i Paqes nga ana e Parlamentit Europian. Jemi qyteti ku që e promovon tolerancën e dialogun ndërfetar dhe ndëretnik dhe për neve diversiteti është vlerë. Faleminderit shumë Akademisë Universale e Paqes Globale dhe të deleguarit z. Madhu Krishan për vlerësimin. E falënderoj, po ashtu, edhe Dr. Shefki Hysa, guvernator i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet”, ka thënë Haziri.

Sipas komunikatës për media këtë ngjarje e ka përshëndetur edhe Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori