LAJMI I FUNDIT:

“AK-47, pesë karikatorë, radiolidhje”, çka konfiskoi policia gjatë një aksioni në veri?

“AK-47, pesë karikatorë, radiolidhje”, çka konfiskoi policia gjatë një aksioni në veri?

Gjatë një aksioni mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës ka gjetur armatim, municion dhe radiolidhje në kulmin e një ndërtese në rrugën “Krajl Pjetri”, në veri të Mitrovicës.

Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, pesë karikatorë me municion të AK 47, 136 fishekë të AK- 47, një çantë krahu, dy radio-lidhje të dorës, një radio lidhje për veturë, dy mbushës radiolidhjesh, një tytë shtesë e AK-47.

Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese
Lexo po ashtu Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese

“Me datën 21.11.2024, pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në rrugën ‘Krajl Petri’ në Mitrovicë Veri.


Gjatë kontrollimit nën një kulm të një ndërtese janë gjetur armë, municion dhe pajisje të ndryshme.

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar janë: një AK-47, pesë karikatorë me municion të AK 47, 136 fishekë të AK- 47, një çantë krahu, dy radio-lidhje të dorës, një radio lidhje për veturë, dy mbushës radiolidhjesh, një tytë shtesë e AK-47”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se deri në këtë fazë të hetimeve janë kryer disa intervistime të personave në këtë ndërtesë ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori