LAJMI I FUNDIT:

Ajo zgjodhi këtë stil për fitoren e babait të saj – por pse pikërisht ngjyra blu?

Ajo zgjodhi këtë stil për fitoren e babait të saj – por pse pikërisht ngjyra blu?

Përveç Melania Trumpit – ikonës së stilit, vëmendjen e mbështetësve të Donald Trumpit e tërhoqi edhe vajza e tij, Ivanka

Ivanka, vajza e Donald Trumpit, feston fitoren e babait të saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Donald Trump u zgjodh presidenti i ri i SHBA-së, i cili pas fitores së tij bindëse, mbajti një fjalim që “ngjall shpresë” te qytetarët amerikanë. Donaldi qëndroi në “fronin” fitimtar me familjarët e tij, por edhe me anëtarët e shtabit të tij.


Përveç Melania Trumpit – ikonës së stilit, vëmendjen e mbështetësve të presidentit të ri amerikan e tërhoqi edhe vajza e tij, Ivanka. Ajo përgatiti një spektakël të vërtetë mode për fjalimin fitues të babait të saj.

Ivanka është shfaqur me një kostum klasik prej kadifeje blu, ndërsa me kosum ka veshur një këmishë mëndafshi në ngjyrë blu indigo, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, ngjyra blu është pasqyrë e aristokracisë dhe këto veshje në këtë ngjyrë shpesh vishen nga përfaqësues të qeverisë apo anëtarë të familjeve mbretërore.

Mund të thuhet se edhe froni i Trumpit ishte një vend i përplasjeve të modës dhe Ivanka arriti të magjepste publikun me editimin e saj.

Ajo e kompletoi të gjithë stilin me buzëkuq të kuq të spikatur dhe një model flokësh me tallaze. Ndryshe, Ivanka së fundmi ka festuar ditëlindjen e saj të 43-të, të cilën e ka bërë të ditur në rrjetin social “X” dhe zhveshi shpirtin e saj me disa fjali. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kirurgu plastik ka zbuluar se çfarë i ka bërë fytyrës Donatella Versace: “Nuk e përjashtoj mundësinë e protezës së mjekrës dhe kjo është e sigurt”

Kirurgu plastik ka zbuluar se çfarë i ka bërë fytyrës Donatella Versace: “Nuk e përjashtoj mundësinë e protezës së mjekrës dhe kjo është e sigurt”

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Një cilësi e pazakontë është një shenjë e një gruaje të shkëlqyer, sipas psikologëve

Një cilësi e pazakontë është një shenjë e një gruaje të shkëlqyer, sipas psikologëve

Në çift
Na ndihmoni të transformojmë rubrikën “Femra” nëpërmjet këtij PYETËSORI

Na ndihmoni të transformojmë rubrikën “Femra” nëpërmjet këtij PYETËSORI

Femra
Spinaq dhe vaj ulliri, për flokë gjithmonë të shëndetshëm

Spinaq dhe vaj ulliri, për flokë gjithmonë të shëndetshëm

Këshilla Estetike
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Përse femrat shtatshkurtra kanë shtatzëni më të shkurtër dhe lindin bebe të vogla?

Përse femrat shtatshkurtra kanë shtatzëni më të shkurtër dhe lindin bebe të vogla?

Shtatzëna
Kalo në kategori