Ajo u tregua e mençur - momenti kur gruaja shpëton mrekullisht nga një tentativë rrëmbimi në Brazil

Një grua shpëtoi mrekullisht nga një tentativë rrëmbimi në një stacion karburanti në Corinto, Minas Gerais, Brazil.
Incizimi i kamerave të sigurisë, më 26 gusht, tregon viktimën duke qëndruar në sediljen e pasagjerit përpara se sulmuesi të dilte nga makina, përcjell Telegrafi.
Ajo përdori momentin për të ikur dhe vrapoi drejt një patrulle policore që ndodhej afër.
Falë reagimit të shpejtë, gruaja arriti të shpëtojë pa lëndime.
Videoja ka tërhequr vëmendjen e medias dhe qytetarëve për guximin e saj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/09/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































