Kreu i tifozëve Dardanët, Lulzim Berisha, ka dhënë një intervistë për mediat rumune, ku ka treguar se për ndeshjen Kosovë-Rumani ka pasur interesim të madh dhe biletat janë shitur brenda pak minutave.
Mircea Lucescu është përzgjedhës i ri i Rumanisë dhe ai rifillon aventurën me “trekolorët” në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, ku zhvillohet ndeshja e parë e Ligës së Kombeve.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin e vetëm të miratuar nga UEFA në Kosovë, “Fadil Vokrri”, i cili ka 14 mijë ulëse, shkruan mediumi rumun gsp.ro.
Lulzim Berisha kreu i “Dardanet”, emri zyrtar i tifozëve të Kombëtares së Kosovës, ka dhënë një intervistë për këtë medium, duke iu treguar rumunëve se sa shpejtë janë shitur biletat dhe si pritet të jetë atmosfera në stadium.
“Këtu tashmë ka probleme serioze me biletat për shkak të numrit të ulët të ulëseve. Njerëzit janë shumë të interesuar për këtë ndeshje. Nëse do të ishte e mundur, i gjithë vendi do të vinte në stadium të premten mbrëma”, deklaroi Berisha për gsp.ro.
“Biletat u janë shpërndarë të gjithë anëtarëve të Dardanëve dhe ato online u shitën brenda tre deri në katër minuta nga dalja në shitje. Kushdo që tani ka një biletë për ndeshjen me Rumaninë është si të fitojë në Bingo”, nënvizoi ai.
Gsp.ro ka shkruar edhe për të kaluarën e Berishës si ish-futbollist dhe luftëtari në luftën e Kosovës në vitin 1999. Ai ka folur edhe për incidentet që kanë bërë tifozët rumunë në ndeshjet paraprake të Euro 2024, si në Prishtinë ashtu edhe në Rumani.
Në “Fadil Vokrri”, rreth 150 ultras rumun ishin larguar me forcë nga stadiumi, në fund të ndeshjes , pasi filluan të brohorasin “Kosova është Serbisë”, mesazh me ndikim të fortë politik. Ndeshja në Bukuresht u ndërpre për 40 minuta pasi grupi “Uniți sub Tricolor” shfaqi një pankartë provokuese me të njëjtin mesazh, gjë që bëri që lojtarët e Kosovës të largoheshin nga fusha në shenjë proteste.
“Nëse dikush mendon se mund të përsërisë gjëra të tilla në Prishtinë, do të marrë atë që meriton nga autoritetet. Forcat e sigurisë dhe Policia e Kosovës dinë ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të ligjshme. Nuk është mirë të kesh sfida, vetëm se ka shumë mbështetës të pamatur në ato grupe. Shpresojmë që të mos ketë më probleme dhe publiku i qytetëruar të lejohet ta shikojë shfaqjen në fushë”, ka deklaruar Berisha.
Në fund, udhëheqësi i Dardanëve ka folur për paraqitjen e Rumanisë në Euro 2024, ndërsa u ndal edhe te Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi që shkëlqyen në elitën e futbollit rumun për të kaluar pastaj te Sparta Praga.
“Rumania ka një ekip të fortë, më pëlqeu shumë se si u paraqit në Gjermani, në Euro. Por Kosova tani po kalon një formë të jashtëzakonshme. Skuadra do të jetë në nivelin 200 për qind!”
“Rrahmani dhe Krasniqi bënë një punë të mrekullueshme në Rumani, ishte e pamundur t’i mbanin më atje, sepse niveli i tyre është rritur shumë”, përfundoi Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës